Roma, Juventus, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Barcelona, Tottenham, Manchester United dhe Manchester City do të luajnë në SHBA disa ndeshje mes vete.
Tashmë janë caktuar edhe data për skuadrat e mëdha që do të jenë në turne në shtet si SHBA, Kinë dhe Singapor.
Roma do të luajë me Paris Saint-Germain, Tottenham dhe Juventusin.
Bianconerët po ashtu do të përballen me Barcelonën dhe PSG-në.
Nuk do të mungojnë as sfidat e mëdha, si El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Spikat edhe ajo Manchester United – Manchester City, ndërsa ajo që theu numrin e rekordit mes United dhe Real Madrid do të luhet sërish.
Interi dhe Milani do të luajnë në Kinë dhe Singapor, pasi pronarët e rinj vijnë nga këto vende. /Telegrafi/
Ndeshjet në SHBA
PSG-Roma (Korrik 19, TBC)
Manchester United-Manchester City (Korrik 20, TBC)
Barcelona-Juventus (Korrik 22, East Rutherford, NJ)
Tottenham-PSG (Korrik 22, Orlando)
Manchester United-Real Madrid (Korrik 23, Santa Clara, California)
Roma-Tottenham (Korrik 25, Harrison, NJ)
Manchester United-Barcelona (Korrik 26, Landover, Md)
PSG-Juventus (Korrik 26, Miami)
Real Madrid-Manchester City (Korrik 26, Los Angeles)
Manchester City-Tottenham (Korrik 29, Nashville, Tenn)
Real Madrid-Barcelona (Korrik 29, Miami)
Juventus-Roma (Korrik 30, Foxborough, Mass)
Ndeshjet në Kinë
Milan-Borussia Dortmund (Guangzhou, Korrik 18)
Bayern Munich-Arsenal (Korrik 19, Shanghai)
Bayern Munich-Milan (Korrik 22, Shenzhen)
Inter-Milan (Korrik 24, Nanjing)
Ndeshjet në Singapore
Chelsea-Bayern Munich (Korrik 25)
Bayern Munich-Inter (Korrik 27)
Chelsea-Inter (Korrik 29)