Tashmë dihen 16 klubet që do të garojnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve të sezonit 2019/20.
Për herë të parë ndonjëherë, 1/16-ta do të ketë vetëm ekipe nga pesë ligat e mëdha të Evropës – Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
Atalanta dhe Atletico Madrid janë dy klubet e fundit që siguruan kalimin e tyre në raundin e ardhshëm dhe tashmë jemi në fazën e eliminimit direkt dhe presim një seri emocionuese garash.
Liverpool arriti të sigurojë vendin e parë në Grupin E të martën, por asnjë skuadër nuk dukej më mirë në fazën e grupit sesa Bayern Munich, i cili fitoi të gjashtë ndeshjet dhe përfundoi me një gol diferencë prej +19.
Manchester City nuk ishte në formën e tyre më të mirë, duke pasur parasysh situatën e tyre në ligë, thjesht mund t’i japin përparësi lavdisë evropiane, ndërsa Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të rrezikshëm.
Është tepër e vështirë të parashikosh rezultatin final të garës, por analistët e të dhënave nga FiveThirtyEight kanë dhënë një sugjerim.
Ata kanë llogaritur të gjitha statistikat për të vlerësuar mundësinë e secilit skuadër për të arritur në çerekfinalen, gjysmëfinalen, përfundimin dhe fitimin e Ligës së Kampionëve.
City i Pep Guardiolas është ekipe me shanset më të mëdha për të fituar garën, me 24 për qind, ndërsa Bayern Munich është në vendin e dytë me 19 për qind.
Pas tyre vijnë klube tjera të rëndësishme si fituesi aktual Liverpooli, Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa Juventusi ka fare pas gjasa sipas tyre.
Më poshtë keni ekipet dhe shanset e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve:
Manchester City – 24 për qind
Bayern Munich – 19 për qind
Liverpool – 15 për qind
Paris Saint-Germain – 9 për qind
Barcelona – 9 për qind
Real Madrid – 6 për qind
Juventus – 3 për qind
Chelsea – 3 për qind
RB Leipzig – 3 për qind
Atletico Madrid – 3 për qind
Tottenham – 2 për qind
Borussia Dortmund – 1 për qind
Napoli – 1 për qind
Atalanta – 1 për qind
Valencia – 1 për qind
Lyon – 1 për qind
/Telegrafi/