Site icon Telegrafi

Solskjaer: Asnjë ofertë nuk ka arritur për Pogban apo Lukakun

Paul Pogba dhe Romelu Lukaku (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka zbuluar se Djajtë e Kuq ende nuk kanë pranuar asnjë ofertë për Paul Pogban dhe Romelu Lukakun.

Mesfushori francez është duke u lidhur me një kalim te Real Madridi dhe Juventusi, derisa sulmuesi belg është bërë cak i Interit.

“Ka pasur shumë fjalë dhe spekulime për shumë nga lojtarët tanë. Për mua, është biznes si zakonisht”, ka thënë Solskjaer.

Lexo po ashtu Menaxheri i Lukakut viziton zyrat e Interit: Klubi duhet të lëvizë, jo çdo tentativë mbyllet me sukses

“Kur jeni në Manchester United, ju presin që të gjitha këto gjëra gjatë verës dhe, sigurisht, kam qenë në kontakt me Pogban, kam folu me të, kam biseduar me Romelun, me Rashy [Marcus Rashford], gjithashtu me Jesse [Lingard], duke folur me të gjithë lojtarët pak a shumë gjatë verës si ju, ju mbani kontakte me ta”.

Lexo po ashtu Çmimet dhe lojtarët që dëshiron t'i shesë Reali për ta financuar blerjen e Pogbas

”Për aq sa jam i vetëdijshëm dhe deri më tani, nuk kemi marrë asnjë ofertë për asnjë prej lojtarëve tanë… Paul, ose shumica e lojtarëve tanë, kanë kontrata të gjata”, ka shtuar më tej trajneri norvegjez.

Manchester Unitedi thuhet se kërkon 90 milionë euro nga shitja e Romelu Lukakut, derisa i do 140 milionë euro nga shitja e Pogbas. /Telegrafi/

Exit mobile version