Site icon Telegrafi

Sneijder: Do të kisha qenë në nivelin e Messit dhe Ronaldos nëse do të isha më i përkushtuar

Wesley Sneijder beson se do të mund të ishte përmendur njëjtë si  Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nëse do të ishte më i përkushtuar në punë.

35-vjeçar që tani është në pension nga muaji gusht, vari këpucët e tij pas një aventure në Katar me Al-Gharafa.

Ai ka pasur një karrierë me trofe me Ajaxin, Real Madridin, Interin, Galatasarayn dhe Nicen. Sneijder fitoi kampionatin me secilin nga këto klubi dhe një Ligë të Kampionëve në vitin 2010.

Sneijder në fakt beson se ai mund të kishte rivalizuar me lojtarët më të mirë nëse kishte dhënë gjithçka në ndeshje.

“Unë duhet të jem i sinqertë dhe të pranoj që mund të isha përmendur në të njëjtën frymë si Messi dhe Ronaldo nëse do të kisha qenë 100 për qind i përkushtuar. E di këtë”, ka thënë Sneijder për Fox Sports NL .

“Por unë nuk doja ta bëja këtë dhe nuk kam pendim për këtë. Nuk është se nuk e kam mundur ta bëjë, por thjesht nuk kam dashur ta bëj”.

“Më pëlqeu karriera ime e futbollit ashtu siç ishte, si brenda dhe jashtë fushës. Fitova çdo trofe që mund të fitoja në nivelin e klubeve, kështu që nuk kam asnjë keqardhje fare”.

“Unë jam një lojtar i ekipit dhe më pëlqen të jem i suksesshëm si ekip”.

“Njerëzit akoma më afrohen për të më thënë që mendojnë se unë duhet të kisha fituar Topin e Artë në vitin 2010, por vazhdimisht u them atyre se fitimi i Ligës së Kampionëve ishte më i mirë se një trofe individual”.

“Sigurisht, do të kishte qenë qershia mbi tortë, por është mjaftueshëm e kënaqshme që njerëzit më thonë se duhet ta kisha fituar”, ka thënë Sneijder./Telegrafi/

Exit mobile version