Gedson Fernandes është njëri nga lojtarët më të talentuar portugez.
Mesfushori i Benficas ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin portugez por edhe në garat evropiane.
20-vjeçari ka zhvilluar në total 35 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime.
Paris Saint Germain, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Real Madrid dhe Bayern Munich janë vënë në kërkim të talentit nga Portugalia.
Por largimi i tij nga Benfica nuk do të jetë aq i thjeshtë edhe pse bëhet fjalë për një futbollist të ri.
Vitin e kaluar Benfica ia vazhdoi kontratën yllit të tyre të ri deri në qershor të vitit 2023.
Me kontratën e re Fernandes ka edhe një klauzolë largimi prej 120 milionë euro, që është më e madhja në histori të Benficas.
Mbetet të shihet nëse skuadrat e mëdha evropiane do të pranojnë të paguajnë këtë klauzolë për ta transferuar Fernandesin. /Telegrafi/