Telegrafi

Skuadrat e mëdha evropiane në garë për Robin Gosens

Robin Gosens. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Robin Gosens është njëri nga mbrojtësit anësor më të mirë në Serie A.

Mbrojtësi i majtë gjerman ka shkëlqyer këtë edicion me Atalantën, pasi përveç lojës së mirë në mbrojtje ai ka bërë mjaftë mirë edhe në fazën ofensive.

25-vjeçari ka luajtur në 26 takime në të gjitha garat me Atalantës, derisa ka shënuar tetë gola e ka bërë katër asistime.

Falë formës fantastike që ka treguar, Gosens është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar nga skuadrat e mëdha.

Robin Gosens. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Bayern Munich, Schalke 04 dhe RB Leipzig e duan në Bundesliga gjermanin, derisa interesim kanë shfaqur edhe Chelsea e PSG.

Ndërkohë sa i përket skuadrave italiane, thuajse të gjithë të mëdhatë janë vënë pas tij.

Roma, Juventus, Inter dhe Napoli kërkojnë ta transferojnë Gosensin në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi i majtë ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2022, derisa klubi bergamask kërkon të fitojë rreth 35 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/