Perr Schuurs është emri i ri që ka filluar shkëlqimin tek gjiganti holandez Ajax.
Ajaxi dy vite më parë shpenzoi dy milionë euro për ta blerë lojtarin nga Fortuna Sittard dhe ai ka dalë një investim i qëlluar.
Lojtari tani është bërë i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij.
E falë formës fantastike që është duke kaluar, Schuurs është bërë njëri nga mbrojtësit e rinj më të kërkuar në Evropë.
De Telegraaf në Holandë ka shkruar se skuadrat e mëdha evropiane janë duke vëzhguar ecurinë e lojtarit.
Bayern Munich, Barcelona, Inter, Liverpool dhe Arsenal janë ekipet e mëdha që janë interesuar për të.
Ajaxi mund ta lejoj largimin e reprezentuesit holandez vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro.
Vlen të theksohet se 21-vjeçari i gjatë 1,91 centimetra falë formës së mirë ka arritur të zë vend edhe tek Kombëtarja e Holandës. /Telegrafi/