Telegrafi

Si dhe kur mund të ndodhë lufta mes Joshuas dhe Wilderit

Eddie Hearn ka zbuluar se ai u la në baltë nga skuadra e Deontay Wilder pasi bëri një qasje të re ndaj tyre për një ndeshje me Anthony Joshuan.

Një luftë e padiskutueshme për titull mes dyshes nuk arriti të realizohej në vitin 2018, kur të dy burrat kishin në dorë të gjithë rripat e peshave të rënda.

Bisedimet e dështuara lanë një shije të thartë në gojën e të dy luftëtarëve dhe promovuesve të tyre, megjithëse Hearn kohët e fundit kontaktoi “Team Wilder” për të provuar të vlerësojë interesin e tyre në një luftë të mundshme.

Lexo po ashtu Vendi, data, ora dhe milionat që do t'i fitojnë: Detajet nga rimeçi mes Joshuas dhe Usyk

Shefi i Matchroom Boxing deklaroi për SecondsOut: “Unë në fakt kontaktova me Shelly Finkel një ditë tjetër”.

“Sepse kam marrë kaq shumë para për Deontay Wilder në një ofertë, por ato nuk më kthehen kurrë”.

“Nuk e di nëse Deontay Wilder nuk dëshiron të dëgjojë për atë ofertë apo çfarëdo tjetër”, ka deklaruar Hearn.

Lexo po ashtu Usyk zbulon "armën sekrete" para rimeçit me Joshuan

Joshua do të rikthehet në aksion të shtunën (të dielën në mëngjes sipas kohës tonë lokale) mbrëma në një revansh me Oleksandr Usyk për të gjithë, përveç njërit prej rripave të peshave të rënda.

Dhe Hearn beson se një përballje me Wilder mund të jetë në afërsi nëse britaniku humbet përballjen e tij ndaj ukrainasit.

“Por tani, që jam këtu, sinqerisht nuk po mendoj për ndonjë luftë tjetër për AJ përveç të shtunës mbrëma”, ka potencuar promovuesi.

Lexo po ashtu Ish-trajneri i Tony Bellew ia tregon Joshuas pikat e dobëta të Oleksandr Usyk

“Të gjithë vijnë përmes fitores. Unë mendoj se nëse ai humbet, lufta e Wilder është aty. Nëse ai fiton, gjithçka që ai po mendon është lufta përfundimtare me Fury për të fituar të gjitha rripat”.

Ish-kampioni i peshave të rënda të WBC, Wilder do të rikthehet në aksion më 15 tetor kundër ish-partnerit të sparringut Robert Helenius. /Telegrafi/