Site icon Telegrafi

‘Shtatë magjikët’ që e fituan Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner (Foto)

Me të përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve e gjithë vëmendja e lojtarëve është si të fitojnë trofeun e garës më të madhe për klube.

Emra si Sergio Aguero, Zlatan Ibrahimovic dhe Gonzalo Higuain, do bënin gjithçka për ta fituar, kjo pasi përkundër karrierës së madhe ata ende nuk e kanë shijuar suksesin e saj.

Lexo po ashtu Trajnerët me karakter po aq të fortë sa Trump (Foto/Video)

Ndërsa në anën tjetër është Pep Guardiola ai që e ka fituar LK-në si lojtar dhe trajner dhe kështu është në mesin e shtatë sportistëve që e ka bërë këtë.

Por, kush janë gjashtë të tjerët? Më poshtë keni ‘shtatëshen magjike’ që e kan fituar Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner:

Miguel Munoz

Miguel Munoz ishte legjendë te Real Madridi, si lojtar ashtu edhe si trajner, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vitin 1990 (në moshën 68 vjeçare).

Ai filloi aventurën në Bernabeu në vitin 1948, duke bërë 223 paraqitje në zemren e mesfushës. Arriti të fitojë tre herë radhazi European Cups (Ligën e Kampionëve) si lojtar .

Si trajner e fitoi në sezonet 1959/60, 1965/66. Vlen të theksohet se në 14 vite në krye të Realit ai fitoi edhe nëntë tituj të La Ligas.

Giovanni Trapattoni

Getty Images

Shumë tifozë mund ta mbajnë mend Trapattonin për kohët kur ishte në krye të Republikës së Iralndës në vitet 2008 – 2013, por sukseset më të mëdha ai i kishte si lojtar i Milanit dhe trajneri i Juventusit.

Si lojtar e fitoi Ligën e Kampionëve me Milanin në vitet 1963 dhe 1969, kurse te Juve si trajner në 1985 (ndaj Liverpoolit).

Johan Cruyff

Getty Images

Ai ndryshoi stilin e lojës së futbollit, si lojtar ashtu edhe si trajner. Sa ishte pjesë e Ajaxit e fitoi tre herë Ligën e Kampionëve (: 1970/71, 1971/72, 1972/73) dhe një herë si trajner me Barcelonën (1991/92).

Carlo Ancelotti

Ancelotti gjatë një dueli me Diego Maradonan (Foto: GettyImages)

Vetëm Carlo Ancelotti i qëndron afër Bob Paisley për të fituar këtë garë në tri raste të ndryshme, por legjenda e Liverpoolit nuk e ka fituar kurrë si lojtar.

Italiani së pari e fitoi si lojtar i Milanit dhe atë dy herë radhazi (1988/89, 1989/90 – European Cup). Si trajner trofeu i erdhi në sezonin 2002/03, edhe këtë herë me Milanin. Po ashtu edhe me Real Madridin në sezonin 2013/14 si trajner i Real Madridit.

Frank Rijkaard

22 janar 2006: Frank Rijkaard duke i japë disa këshilla Lionel Messit para takimit ndaj Alaves në Camp Nou (Getty Images)

Si Johan Cruyff, Frank Rijkaardi fitoi medalje të Ligës së Kampionëve me Ajaxin dhe Barcelonë.

Ai ishte pjesë e Ajaxit të madh në sezonin 1994/95 dhe si lojtar i trajnerit Louis van Gaal, fitoi LK-në e parë. Si lojtar i Milanit e fitoi dy herë (1988/89, 1989/90).  Si trajner e fitoi me Barcelonën në vitin 2006, kjo në takimin ndaj Arsenalit (2-1, me golat e Samuel Eto’o dhe Juliano Belletti).

Pep Guardiola

Guardiola para finales së Romës ndaj Manchester Unitedit (Getty Images)

Një nga trajnerët më të respektuar në botën e futbollit. Garën më të madhe për klube si lojtar dhe trajner spanjolli e ka fituar me Barcelonën. Si lojtar në sezonin 1991/92, si trajner në sezonet 2008/09, 2010–11.

Ven të theksohet se është në rrugë të mirë për ta fituar me Manchester Cityn.

Zinedine Zidane

Zinedine Zidane pas fitores ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Francezi kishte një karrierë të madhe si lojtar dhe tani është duke e ndërtuar atë si trajner. Edhe pse ai është një nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit, ai ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve vetëm një herë (2001/02 me Real Madridin ndaj Bayern Leverkusenit).

Edhe pse ka pak vite si trajner në supe, ai me Los Blancos e ka fituar këtë garë dy herë (2015/16, 2016/17). /Telegrafi/

Exit mobile version