Site icon Telegrafi

Salah shpallet ‘PFA lojtari më i mirë i vitit’ në futbollin anglez

(Foto: Getty Images)

Mohamed Salah është shpallur ‘PFA Lojtari më i Mirë i Vitit’ në futbollin anglez për edicionin 2017/2018.

Futbollisti egjiptian ka kaluar një sezon fantastik me Liverpoolin duke thyer rekord pas rekordi dhe me plot meritë e ka fituar çmimin e më të mirit për edicionin që po mbaron.

Konkurrenti kryesor i tij ishte mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, mirëpo futbollisti belg ka mbetur prapa Salahut në garën për më të mirin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Mohamed Salah

I treti në renditje është radhitur sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Pakkush e ka parashikuar ndikimin e madh që ka pasur Salah që nga transferimi prej Romës në Anfield në verën e kaluar.

Liverpooli shpenzoi rreth 40 milionë euro për blerjen e tij, mirëpo paratë e shpenzuara ia kanë vlejtur.


Pesë emrat tjerë që konkurronin për çmimin e lojtarit më të mirë në futbollin anglez, krahas Mohamed Salahut, ishin:

Kevin De Bruyne

Harry Kane

David De Gea

Leroy Sane

David Silva


Më poshtë jua sjellim listën e disa prej fituesve të mëparshëm të çmimit PFA lojtari i vitit:

2016/2017: N’Golo Kante (Chelsea)

2015/2016: Riyad Mahrez (Leicester)

2014/2015: Eden Hazard (Chelsea)

2013/2014: Luis Suarez (Liverpool)

2012/2013: Gareth Bale (Tottenham)


/Telegrafi/

Exit mobile version