Site icon Telegrafi

Ronaldo fiton çmimin e më të mirit nga ‘Goal’, kjo është lista me yjet tjerë (Foto)

Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë nga kryeredaktorët dhe korrespodentët e portalit të madh sportiv, ‘Goal.com’.

Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e Lionel Messit me katër fitore të ‘Goal 50’, pasi u emërua si lojtari më i mirë në botë për vitin 2016, me rivalin e tij të madh që përfundoi vetëm në vendin e katërt.

Superylli portugez ka gëzuar vitin më të suksesshëm të karrierës së tij deri më sot, pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Këta janë 23 futbollistët e nominuar për më të mirin e vitit nga FIFA (Foto)

Pas Ronaldos në listën e ‘Goal 50’ është renditur sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, Antoine Griezmann në vendin e tretë, Lionel Messi në të katërtin dhe Gareth Bale në të pestin, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, në 10-shen e parë zënë vend edhe Neymar, Riyad Mahrez, Robert Lewandowski, Gonzalo Higuain dhe Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/

1.Cristiano Ronaldo – Real Madrid dhe Portugali

2.Luis Suarez – Barcelona dhe Uruguai

3.Antoine Griezmann – Atletico Madrid dhe Francë

4.Lionel Messi – Barcelona dhe Argjentinë

5.Gareth Bale – Real Madrid dhe Uells

6.Neymar – Barcelona dhe Brazil

7.Riyad Mahrez – Leicester City dhe Algjeri

8.Robert Lewandowski – Bayern Munich dhe Poloni

9.Gonzalo Higuain – Juventus dhe Argjentinë

10.Zlatan Ibrahimovic – Manchester United dhe Suedi

Exit mobile version