Telegrafi

Renditja e UEFA-s për klube duke u bazuar në pikë: Prijnë klubet spanjolle, befason pozita e Liverpoolit

Trofeu i Ligës së Kampionëve . (Photo by Hector Vivas/Getty Images)

Në renditjen gjithëpërfshirëse të Ligës së Kampionëve, e nga faqja zyrtare e UEFA-s, podiumi mbahet ende nga Real Madridit.

Klubi mbretëror pasohet nga Barcelona dhe Bayern Munich, që vazhdojnë të jenë në pozitat dy dhe tre. Vendi i katërt mbahet nga Manchester United.

E para nga klubet italiane është Juventusi, që është në vendin e pestë.

Real Madridi është klubi i fundit spanjoll që e ka fituar Ligën e Kampionëve (Foto: by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Bianconerët janë para Milanit (që ka fituar 7 Liga të Kampionëve, në historinë e tyre, kundër dy Juventusi): kuqezinjtë janë në vendin e 9-të.

Interi është i 12-ti, pas Liverpooli që zë vendin e 11-të edhe pse është kampion aktual.

Liverpool fitues i fundit . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Renditja merr në konsideratë pikët e marra në këtë garë nga viti 1993 e tutje (nga viti kur Kupa e Kampionëve e mori emrin në Ligën e Kampionëve). /Telegrafi/

20-të klubet me më shumë pikë në UEFA Ligën e Kampionëve

1. Real Madrid (ESP), 361 pikë

2. Barcelona (ESP), 351 pikë

3. Bayern Munich (GER), 317 pikë

4. Manchester United (ENG), 292 pikë

5. Juventus (ITA), 235 pikë

6. Arsenal (ENG), 207 pikë

7. Porto (POR), 206 pikë

8. Chelsea (ENG), 199 pikë

9. Milan (ITA), 197 pikë

10. Lyon (FRA ), 142 pikë

11. Liverpool (ENG), 141 pikë

12. Inter (ITA), 132 pikë

13. Borussia Dortmund (GER), 130 pikë

14. Paris Saint Germain (FRA), 124 pikë

15. Ajax (NED), 122 pikë

16. Valencia (ESP), 120 pikë

17. Atlético Madrid (ESP), 108 pikë

18. Roma (ITA), 97 pikë

19. Olympiacos (GRE), 97 pikë

20. Benfica (POR), 94 pikë