Në renditjen gjithëpërfshirëse të Ligës së Kampionëve, e nga faqja zyrtare e UEFA-s, podiumi mbahet ende nga Real Madridit.
Klubi mbretëror pasohet nga Barcelona dhe Bayern Munich, që vazhdojnë të jenë në pozitat dy dhe tre. Vendi i katërt mbahet nga Manchester United.
E para nga klubet italiane është Juventusi, që është në vendin e pestë.
Bianconerët janë para Milanit (që ka fituar 7 Liga të Kampionëve, në historinë e tyre, kundër dy Juventusi): kuqezinjtë janë në vendin e 9-të.
Interi është i 12-ti, pas Liverpooli që zë vendin e 11-të edhe pse është kampion aktual.
Renditja merr në konsideratë pikët e marra në këtë garë nga viti 1993 e tutje (nga viti kur Kupa e Kampionëve e mori emrin në Ligën e Kampionëve). /Telegrafi/
20-të klubet me më shumë pikë në UEFA Ligën e Kampionëve
1. Real Madrid (ESP), 361 pikë
2. Barcelona (ESP), 351 pikë
3. Bayern Munich (GER), 317 pikë
4. Manchester United (ENG), 292 pikë
5. Juventus (ITA), 235 pikë
6. Arsenal (ENG), 207 pikë
7. Porto (POR), 206 pikë
8. Chelsea (ENG), 199 pikë
9. Milan (ITA), 197 pikë
10. Lyon (FRA ), 142 pikë
11. Liverpool (ENG), 141 pikë
12. Inter (ITA), 132 pikë
13. Borussia Dortmund (GER), 130 pikë
14. Paris Saint Germain (FRA), 124 pikë
15. Ajax (NED), 122 pikë
16. Valencia (ESP), 120 pikë
17. Atlético Madrid (ESP), 108 pikë
18. Roma (ITA), 97 pikë
19. Olympiacos (GRE), 97 pikë
20. Benfica (POR), 94 pikë