Në një futboll që nuk ndalon shpenzimet e tij për transferime, klubet në mbarë botën duhet të kërkojnë të ardhura shtesë në çdo mundësi ekzistuese. Megjithëse të drejtat televizive janë burimi më i shijshëm, ka edhe sponsorizime të ndryshme, si ‘biletat’… apo fanellat në të gjithë shtrirjen e tyre: nga shitja deri te hapësirat reklamuese që ofrojnë.
Në këtë kontekst, futbolli spanjoll sundon qartë me Real Madridin (190 milionë euro) dhe Barcelonën (183 euro) si dy klubet që shesin më shumë reklama në fanellat e tyre. Pas tyre, në vendin e tretë renditet Paris Saint-Germain.
Por, fillimisht duhet të shpjegojmë se si klubet mund ta ‘shfrytëzojnë’ fanellën e tyre në maksimum.
Në La Liga lejohen deri në pesë hapësira për reklamim në të (përveç pantallonave të shkurta), ndërsa në garat e tjera si në Serie A, lejohen nga katër. Megjithatë, ekskluziviteti është më i shtrenjtë dhe kjo është arsyeja pse shumë nga klubet që paguajnë më shumë kanë një sponsor të vetëm.
Është shembulli i Napolit, kampionit të Italisë, që ka tre… dhe vitin e kaluar mezi fitoi 11 milionë euro edhe pse kishte katër: Lete, MSC, Amazon dhe Floki. Dy në pjesën e përparme, një në mëngë dhe një në anën e pasme.
Real Madridi vetëm me Fly Emirates merr 70 milionë euro si sponsor kryesor i përparmë në fanellë.
Sundojnë Real Madrid dhe Barcelona
Por, duhet të specifikojmë diçka të rëndësishme: sponsori teknik që prodhon fanellat (Adidas, Nike, Puma…) është gjithashtu reklamues për klubet e mëdha pasi ato marrin shuma të mëdha parash për veshjen e markës së përmendur.
Këtu është vendi ku Real Madridi dhe Barcelona ‘fshijnë’ pjesën tjetër të skuadrave në Evropë. Vetëm Manchester United është në nivelin e dy klubeve spanjolle.
Kjo rrjedh nga numri i fanellave që ata shesin në mbarë botën, të barabarta vetëm me gjigantin britanik pavarësisht momentit të keq që po përjeton klubi nga Old Trafford.
Real Madridi është skuadra me fanellën më të shitur, mund të themi: 190 milionë euro gjithsej, ku nga to 120 milionë euro vijnë nga Adidas dhe 70 milionë euro nga Fly Emirates. Dhe të gjitha pa nevojën për të pasur më shumë sponsorë në mëngë ose në pjesën e pasme të fanellës.
Barcelona arrin të fitojë plotë 183 milionë euro, ku 105 milionë euro vijnë nga kompania Nike, 70 milionë euro nga Spotify dhe 8 milionë nga marrëveshja me Ambiligh TV për të qenë sponsori i mangës në fanellë.
PSG, Man City dhe klubet tjera
PSG vjen në vendin e tretë me 168 milionë euro fitime nga Nike, Qatar Airways dhe GOAT, ndërsa pas tyre vjen Manchester City me 167,5 milionë euro nga sponsorizimet e kompanisë Puma, Etihad dhe Nexen Tire.
Manchester Unitedi fiton 169 milionë euro nga Adidas dhe Team Vieëer, Chelsea me fitime prej 130 milionë euro nga Nike dhe kompania reklamuese në fanellë dhe Arsenali me 128 milionë euro fitime nga Adidas, Fly Emirates dhe Visit Rwanda.
Bayern Munichu dhe Juventusi kanë fitime të njëjta, nga 110 milionë euro, ku shumica vijnë nga Adidasi, ndërsa Bavarezët fitojnë edhe nga 50 Telecom dhe Bianconerët nga Jeep dhe 10 CyGames.
Liverpooli kompleton dhjetëshen e klubeve që fitojnë më shumë nga fanellat, me një fitim prej 91 milionë euro, ku 35 milionë vijnë nga Nike, 47 milionë euro nga Standard Chartered dhe 9 milionë euro nga Expedia.
/Telegrafi/