Revista e njohur francez France Football ka zbuluar edhe dhjetë emra tjerë që janë eliminuar nga gara për Topin e Artë, futbollistët nga pozita 20-11.
Ceremonia zyrtare për ndarjen e çmimit të madh individual Topi i Artë, i cili dhurohet nga revista franceze France Football pritet të fillojë nga ora 19:30.
Topi i Artë për vitin 2017 këtë vit pritet ta ketë një ceremoni më të veçantë, e cila do të mbahet nën objektin ikonë të Parisit, Kullën e Eifelit.
Megjithatë, tani revista France Football ka filluar me zbulimin e emrave që eliminohen nga gara dhe tani kanë rrjedhur edhe 10 emrat tjerë të eliminuar nga gara.
Pas zbulimit të dhjetë emrave të parë, ku spikatnin emrat e Philipe Coutinhos, Karim Benzema dhe Leonardo Bonucci, tani janë edhe disa yje tjerë që nuk kanë më mundësi ta fitojnë Topin e Artë.
Pozita e 20-të i takon portierit të Manchester Unitedit, David De Gea, ndërsa spanjolli pasohet nga Eden Hazard i Chelseat dhe Antoine Griezmann i Atleticos Madridit në pozitën e 18-të.
Emra tjerë të mëdhenj të eliminuar nga gara në dhjetshën e dytë janë edhe Toni Kross i Real Madridit, Paulo Dybala i Juventusit dhe Kevin de Bruyne i Manchester Cityt. /Telegrafi/