Telegrafi

Pogba, Lukaku, De Ketelaere dhe disa të tjerë: Zbulohen transferimet e dështuara në Serie A

La Gazzetta dello Sport analizon gabimet e bëra nga gjigantët e Serisë A në afatin kalimtar të verës, duke përmendur Paul Pogban, Romelu Lukakun dhe Divock Origin ndër dështimet më të mëdha.

Napoli është rrugës për të fituar titullin e tretë në histori pas një sezoni mbresëlënës, ndërsa transferuan lojtarë që janë duke shpërthyer aktualisht si Khvicha Kvaratskhelia dhe Min-jae Kim për më pak se 30 milionë euro që të dy.

Kundërshtarët e tyre, nga ana tjetër, nuk kanë qenë aq të zgjuar dhe vendimet e tyre të dobëta në merkato është reflektuar në fushë me Partenopeit që gëzojnë një epërsi prej 19 pikësh ndaj Lazios, rivalit të tyre më të afërt në renditje.

Lexo po ashtu Nga Kulusevski dhe Arthur te Mckennie dhe Zakaria – planet e Juventusit për 11 emrat e njohur që i ka në huazim

Gazzetta analizon blerjet e bëra nga Interi, Juventusi, Roma dhe Milani, duke shkruar se kuqezinjtë ishin skuadra që bëri më shumë gabime në verë: ‘një fatkeqësi’, shkruan gazeta në numrin e së mërkurës.

Charles De Ketelaere, nënshkrimi i tyre më i shtrenjtë (35 milionë euro duke përfshirë shtesat) ‘nuk ia vlen investimi’ ndërsa Origi ‘ka dështuar’. CDK nuk ka shënuar ende në Serie A këtë sezon, ndërsa ish-sulmuesi i Liverpoolit e gjeti rrjetën vetëm dy herë në të gjitha garat.

Yacine Adli, Sergino Dest dhe Aster Vranckx kanë pasur vështirësi me kohën e lojës dhe nuk kanë pasur kurrë një ndikim të vërtetë në San Siro.

Lexo po ashtu Interi etiketon katër trajnerë si pasues të mundshëm të Inzaghit

Dështimi më i madh i Juventusit është me siguri Pogba, i cili iu nënshtrua një operacioni menisk në shtator dhe ka luajtur vetëm 35 minuta pasi nënshkroi një kontratë tetë milionë euro në vit verën e kaluar. Po kështu, Leandro Paredes ka pasur vështirësi me kohën e lojës dhe ka bërë paraqitje zhgënjyese, kështu që ai do të kthehet te PSG në fund të sezonit.

Interi u mbështet fuqimisht te Lukaku për të fituar titullin e dytë të Serie A në tre sezone, por sulmuesi belg është goditur nga lëndimet duke shënuar vetëm pesë gola në 19 paraqitje. Big Rom do të kthehet në Chelsea në verë dhe nuk është e sigurt nëse Interi do të përpiqet ta rikthejë atë në Stadio Meazza në sezonin 2023-24.

Lexo po ashtu Chelsea ofron Pulisicin dhe 60 milionë euro për yllin e Serie A

Raoul Bellanova dhe Kristjan Asllani gjithashtu nuk kanë arritur të bëjnë përshtypje dhe mbrojtësi italian pritet të kthehet në Cagliari në fund të periudhës së tij të huazimit në qershor.

Blerjet më të shtrenjta të Lazios, Luis Maximiano dhe Marcos Antonio nuk janë bërë titullarë të rregullt nën drejtimin e Maurizio Sarri dhe e njëjta gjë vlen edhe për Zeki Celik te Roma. Andrea Belotti iu bashkua Giallorossëve si lojtar i lirë verën e kaluar, por ende nuk ka shënuar në 22 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/