Sergio Aguero njoftoi se po largohet nga Manchester City si një lojtar i lirë, kështu që Interi, Paris Saint-Germain, Juventusi, Chelsea dhe Barcelona janë emëruar si destinacione të mundshme.
Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vjeç në qershor dhe do të largohet nga Etihad pas një dekade të mbushur me trofe.
Sipas mediumit Footmercato në Francë, agjenti i Agueros tashmë ka marrë pesë oferta zyrtare për kontratë me klientin e tij.
Klubet që kanë bërë oferta zyrtare për Agueron thuhet se janë: Interi, Barcelona, Chelsea, Paris Saint-Germain.
Diku tjetër, mediumi ESPN raporton se Juventusi është gjithashtu në garë, me Barcelonën dhe PSG-në.
Megjithatë, burimet spanjolle sugjerojnë që Barça nuk do të bëjë një ofertë, sepse trajneri Ronald Koeman nuk mendon se Aguero do të përshtatej me ekipin e tij.
Aguero bëri vetëm 14 paraqitje konkurruese në Manchester City këtë sezon, duke shënuar tre gola. /Telegrafi/