Telegrafi

Parashikoni shortin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve: Ne e provuam, grupi G është ai “i vdekjes”

Liga e Kampionëve do të rikthehet në muajin shtator për të zhvilluar fazën e grupeve.

Por, para kësaj faze, të enjten (nesër) nga ora 18:00 do të hidhet shorti për fazën e parë të garës më të madhe për Klube në Evropës.

Përmes një simulatori, Telegrafi ka provuar atë se si mund të duket shorti për fazën e grupeve.

Sipas këtij simulatori – “Grupi i Vdekjes” është ai në grupin G, pasi aty gjendet klube si, Real Madrid, Tottenham, Interi dhe Marseille.

Edhe ju mund të parashikoni të njëjtën mënyrë sikurse ne, duke klikuar në linkun që ua ofron këtë mundësi.

Për ta bërë këtë simulim të shortit të Ligës së Kampionëve, duhet të klikoni këtu.

*Kujtojmë se sonte do të zhvillohen edhe tri ndeshje për të përcaktuar se kush do të jetë pjesë e shortit të fazës së grupeve në takimet që luhen mes : Dinamo Zagreb – Bodo/Glimt, PSV – Rangers, Trabzonspor – Copenhagen. /Telegrafi/