Telegrafi

Paraqitjet më të mira në ‘Critics Choice Awards 2022’ – në mesin e tyre edhe Rita Ora

Yjet më të mëdhenj në Hollywood sollën shkëlqimin dhe magjepsjen në tapetin e kuq të edicionit të 27-të të ndarjes së çmimeve, “Critics Choice Awards 2022” të dielën.

Kristen Stewart, Jada Pinkett-Smith dhe Mandy Moore ishin disa nga pamjet e para të spikatura teksa mbërritën me fustane ari dhe argjendi që bien në sy, në Hotelin Fairmont Century Plaza në Century City, Kaliforni.

Megjithatë, ishte Selena Gomez, 29 vjeçe, ajo që solli me të vërtetë “ndërroi lojën” në mbrëmjen e çmimeve, duke u prezantuar me një fustan të kuq mahnitës të markës “Louis Vuitton” me një dekolte vezulluese, shkruan DailyMail.

Lexo po ashtu Lista me fituesit në 'Critics Choice Awards 2022'

Selena dukej bukur me fustanin e gjatë deri në dysheme, me një kapëse te pjesa e dekoltesë që përfshinte një aksesor diamanti dhe një pelerinë.

Kristen, 31 vjeçe, nxirrte elegancën e saj në pah e veshur me një fustanellë me rrip ari të markës “Dolce & Gabbana” dhe flokët e lëna anash. Ylli i filmit “Spencer” shfaqi formën e saj të hollë në fustanin e hijshëm.

Lexo po ashtu Rita Ora nuk mungon me të dashurin në 'Critics Choice Awards 2022', shkëlqen me fustanin e guximshëm

Jada, e cila mbërriti me bashkëshortin Will Smith, tregoi formën e saj të përshtatshme të trupit në një fustan ari dhe të zi pa rrip, të dizajnuar nga marka “Maison Rabih Kayrouz”.

Pjesë e listës së yjeve të veshur më së bukuri në këtë mbrëmje ishte edhe shqiptarja Rita Ora.

Këngëtarja 31 vjeçe dhe i dashuri Taika Waititi, 46 vjeç, arritën së bashku në tapetin e kuq të ‘Critics Choice Awards 2022’.

Lexo po ashtu Paraqitjet më të mira në tapetin e kuq të BAFTA 2022

Rita për eventin kishte zgjedhur një fustan kadifeje të errët të punuar nga “Elie Saab Couture” me detaje të prera përgjatë mesit dhe stomakut duke zbuluar pamjen e saj pa të brendshme.

Këto janë disa nga paraqitjet më të mira që DailyMail ka përzgjedhur nga ‘Critics Choice Awards 2022’. /Telegrafi/

Selena Gomez

Kristen Stewart

Will Smith dhe Jada

Mandy Moore

Lady Gaga

Elle Fanning

Venus Williams dhe Serena Williams

Zoey Deutch

Rita Ora dhe Taika Waititi

Issa Rae

Halle Berry

Maggie Gyllenhaal

Joshua Jackson dhe Jodie Turner-Smith

Kirsten Dunst

Maria Bakalova

Ariana DeBose

Mike Colter