Telegrafi

Orari i shortit dhe kundërshtarët e mundshëm të skuadrave të mëdha për fazën 1/8 në LK

Shorti i LK-së (Foto: Harold Cunningham/Getty Images/Guliver)

Tashmë ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Skuadrat që janë kualifikuar për fazën e eliminim direkt (1/8 të finales) janë: Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Barcelona, Tottenham, Paris Saint-Germain, Liverpool, Porto, Schalke, Bayern Munichu, Ajax, Manchester City, Lyon, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Manchester United.

Shorti për fazën tjetër të LK-së do të mbahet në Nyon të Zvicrës më 17 dhjetor (e hënë) nga ora 12:00 me kohën tonë.

Me rregullat e shortit skuadrat që kanë përfunduar në vendin e parë në grup luajnë me ato në të vendit të dytë, në përjashtim nëse janë nga një vend (ligë) dhe të skuadrës që ka pasur në grup.

Disa nga skuadrat me emër që arritën të kalojnë grupin janë Reali, Barcelona, PSG, Liverpooli, Bayerni, Roma, Juventusi dhe Man Utd. Më poshtë keni kundërshtarët e mundshëm të këtyre ekipeve:

Liverpool: Dortmund, Barcelona, Porto, Bayern, Real Madrid, Juventus.

Lexo po ashtu Pritja fantastike e Alisson në kohën shtesë ndaj Napolit shpëtoi Liverpoolin nga eliminimi

Bayern Munich: Roma, Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Manchester United, Lyon.

Man Utd: Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Bayern, Real Madrid.

Barcelona: Manchester United, Schalke, Roma, Liverpool, Ajax, Lyon.

Juventus: Schalke, Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Atletico Madrid, Ajax, Lyon.

Real Madrid: Manchester United, Schalke, Tottenham, Liverpool,  Ajax, Lyon.

Roma: Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Manchester City, Bayern Munich.

PSG: Manchester United, Tottenham, Schalke, Atletico Madrid, Ajax.

Ndeshjet e para do të luhen më 12, 13, 19 dhe 20 shkurt, ndërsa ato të dyta me 5, 6, 12 dhe 13 mars 2019. /Telegrafi/