Telegrafi

Njihuni me 10 klubet më të pasura në futboll dhe të ardhurat e tyre multi milionëshe (Foto)

Revista prestigjioze e biznesit amerikan, Forbes, ka publikuar listën e dhjetë skuadrave më të shtrenjta në botën e futbollit.

Nga Real Madridi, që vijon të ketë primatin, për të vijuar me rivalët e mëdhenj të tyre, katalanasit, e përfunduar te Tottenham Hotspur.

La Liga (Spanjë) përfaqësohet në këtë klasifikim për vitin që shkoi me dy gjigantët e vet, ndërsa Liga Premier (Anglia) dominon me gjashtë skuadra.

Lexo po ashtu Në Sevillë kanë harruar se Ramos ka qenë lojtar i tyre, fotot që tregojnë momentet aspak të këndshme për spanjollin (Foto)

Gjermaninë e përfaqëson Bayern Munich, ndërsa Italinë, Juventusi, transmeton telesport.

Më poshtë, përmes fotove, të shoqëruara edhe me vlerën përkatëse financiare, sipas Forbes, njihuni me renditjen e dhjetë skuadrave të futbollit më të kushtueshme në glob.

1.Real Madrid

Vlera aktuale është 3,225 miliardë euro, 12% më shumë se vitin e kaluar (2915), teksa fitoi 694 milionë dollar në të ardhura.

2.Barcelona

Vlera aktuale është 3.549 miliardë euro, 12% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 675 milionë dollarë në të ardhura.

3.Manchester United

Vlera aktuale është 3.317 miliardë euro, 7% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 625 milionë dollarë në të ardhura.

4.Bayern Munich

Vlera aktuale është 2.678 miliardë euro, 14% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 570 milionë dollarë në të ardhura.

5.Arsenal

Vlera aktuale është 2.017 miliardë euro, 54% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 524 milionë dollarë në të ardhura.

6.Manchester City

Vlera aktuale është 1.921 miliardë euro, 40% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 558 milionë dollarë në të ardhura.

7.Chelsea

Vlera aktuale është 1,661 miliardë euro, 21% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 505 milionë dollarë në të ardhura.

8.Liverpool

Vlera aktuale është 1.548 miliardë euro, 58% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 471 milionë dollarë në të ardhura.

9.Juventus

Vlera aktuale është 1.299 miliardë euro, 55% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 390 milionë dollarë në të ardhura.

10.Tottenham Hotspur

Vlera aktuale është 1,017 miliardë euro, 69% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 310 milionë dollarë në të ardhura.