Telegrafi

Nga Pulisic te Paqueta – Këto janë 15 blerjet më të mëdha deri tani në afatin e janarit

Afati kalimtar dimëror ka filluar para disa ditësh, por nuk do të përfundojë njëjtë pothuajse në asnjë kampionat.

Edhe pse vetëm një javë, nuk kanë munguar transferimet, që kanë qenë të shumta.

Lojtari më i shtrenjtë deri më tani ka qenë Christian Pulisic, që është transferuar nga Borussia Dortmundi te Chelsea për 64 milionë euro.

Ai do të bashkohet në vetë me klubin anglez.

Blerja e dytë më e shtrenjtë është ajo e brazilianit Lucas Paquetà nga Milani, që ka paguar 35 milionë euro për ta marrë nga Flamengo.

Ajo çfarë bën përshtypje është se katër nga 15 transferimet më të shtrenjta kanë ndodhur në Meksikë.

Edhe Kina e ka një superblerje, me Anderson Talisca që kalon nga Benfica te Guangzhou Evergrande për 19 milionë euro.

Al Ittihad në Arabinë Saudite ka paguar 9 milionë euro për të marrë Garry Rodrigues nga Galatasaray. /Telegrafi/

15 TRANSFERIMET MË TË SHTRENJTA DERI TANI

1) Christian Pulisic (Borussia Dortmund – Chelsea, 64 milionë)

2) Lucas Paquetà (Flamengo – Milan, 35 milionë)

3) Dominic Solanke (Liverpool – Bournemouth, 21 milionë)

4) Anderson Talisca (Benfica – Guangzhou Evergrande, 19 milionë)

5) Amadou Haidara (RB Salzburg – RB Leipzig, 18 milionë)

6) Brahim Diaz (Manchester City – Real Madrid, 17 milionë)

7) Benik Afobe (Wolverhampton – Stoke City, 13 milionë)

8) Maximiliano Meza (Independiente – Monterrey, 13 milionë)

9) Victor Davila (Necaxa – Pachuca, 10 milionë)

10) Orbelin Pineda (Chivas – Cruz Azul, 10 milionë)

11) Alphonso Davies (Vancouver Whitecaps – Bayern München, 10 milionë)

12) Lisandro Magallan (Boca Juniors – Ajax, 9 milionë)

13) Garry Rodrigues (Galatasaray – Al Ittihad, 9 milionë)

14) Alexis Vega (Toluca – Chivas, 8 milionë)

15) George Saville (Milwall – Middlesbrough, 8 milionë)