Gianluigi Buffon është një nga ata lojtarët që e gjithë bota e futbollit do të qajë kur do pensionohet.
Ai është lojtari që është paraqitur më së shumti për Kombëtaren e Italisë, kapiteni inspirues i Juventusit dhe portieri më i mirë në histori.
Buffon e filloi karrierën profesionale te Parma në vitin 1995 dhe pas 22 vitesh ai vazhdon të jetë vendimtar për Italinë dhe Zonjën e Vjetër. Gigi është si një verë, vetëm po bëhet më i mirë me kalimin e kohës.
39-vjeçari është ikonë për besnikërinë ndaj klubit, që në futbollin modern është diçka që vështirë e gjen.
Nga Parma dhe Italia në ekipet e të rinjve, te ylli i Juventusit dhe Kombëtares, Buffoni ka pasur rastin të jetë bashkëlojtarë me disa futbollistët më të mirë që ka parë bota e futbollit.
Me këtë rast më poshtë keni formacionet më të mira në tri epokat e tij (1990, 2000- dhe 2010):
Buffon në vitet 1990 – 1999:
Luajti për: Parman dhe Kombëtaren e Italisë
Paraqitjet: 189
Titujt e rëndësishëm: Kupa UEFA, Kupa e Italisë, Superkupa italiane, Kampionati Evropian U21
Buffon në vitet 2000 – 2009:
Luajti për: Parman, Juventusin dhe Italisë
Paraqitjet: 477
Titujt e rëndësishëm: Kampionat Botëror, Serie A (2), Serie B, Superkupa e Italisë (2)
Buffon në vitet 2010 – 2017:
Luajti për: Juventusi dhe Itali
Paraqitjet: 374
Titujt e rëndësishëm: Serie A (8), Kupa e Italisë (3), Superkupa e Italisë (5). /Telegrafi/