Site icon Telegrafi

Nga Martial te Bailly e Wan-Bissaka, nëntë futbollistë me valixhe në duar për tu larguar nga Man Utd

Ndryshime të mëdha pritet të ketë te Manchester United në sezonin e ri.

Gjiganti anglez e nisi nga stol të cilin ia besoi teknikut holandez Erik Ten Hag pas largimit të austriakut Ralf Rangnick.

Trajneri holandez ka për detyrë ta rikthejë Unitedin në një skuadër fituese dhe të konkurrojë për trofe të rëndësishëm.

Emra si Frenkie de Jong, Antony apo Lisandro Martinez janë duke u bërë gati për tu transferuar në Old Traford, derisa do të ketë edhe shumë largime.

Sipas asaj që ka shkruar Goal, plot nëntë futbollistë janë me valixhe në duar për tu larguar nga gjiganti anglez gjatë afatit kalimtar veror.

Tanimë trajneri Erik Ten Hag i ka bërë të qartë këtyre futbollistëve se nuk llogarit në shërbimet e tyre për edicionin e ri dhe se duhet të gjejnë një klub tjetër.

Portieri anglez Dean Henderson do të largohet derisa së bashku me të edhe mbrojtësit Eric Bailly, Aaron Wan-Bissaka, Phil Jones, Brandon Williams, Alex Telles, Axel Tuanzebe, Andreas Pereira dhe Anthony Martial.

Të gjithë emrat e lartë përmendur tanimë janë duke kërkuar një skuadër të re, pasi largimi nga United është i pashmangshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version