Site icon Telegrafi

Nga Coutinho deri te Dybala: 12 lojtarëve që u ka rënë vlera në tregun e transferimeve

Vlera e Philippe Coutinhos në tregun e transferimeve ka rënë për 45 milionë funte (50 milionë euro), pas sezonit zhgënjyes që kishte te Barcelona.

Kampioni i La Ligas e kishte transferuar anësorin brazilian nga Liverpooli në janar të vitit 2018, mirëpo ai ka dështuar ta tregojë veten në Camp Nou, në krahasim me atë që kishte bërë në Anfield.

Sipas Transfermarkt, vlera e anëtarit të Blaugranëve ka rënë sërish për 35.5 për qind, ashtu që vlera e tij aktuale në treg është 81 milionë funte (90 milionë euro).

Foto:Transfermarkt

Lojtari 27-vjeçar nuk është i vetmi që ka pësuar rënie në tref, pasi edhe disa lojtarë që kanë shkëlqyer sezone më parë, kanë pësuar rënie shkaku i formës së dobët në sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Barcelona nuk ka pranuar ende asnjë ofertë për Coutinhon

Mauro Icardi, Paulo Dybala dhe Marcelo, po ashtu kanë pësuar rënie në vlerë, pas sezoneve zhgënjyese me Interin, Juventusin, respektivisht me Real Madridin.

Coutinho ka zhgënjyer edhe tifozët e Barcelonës që e kishin pritur me padurim transferimin e tij në janarin e vitit të kaluar, derisa në këtë verë e duan shitjen e tij.

Rënie në vlerë kanë pësuar edhe lojtarët, si Gareth Bale, Toni Kroos, Marco Asensio, Kevin de Bruyne, Antoine Griezmann, Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic, shkaku i paraqitjeve zhgënjyese në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version