Edhe pse ka kohë edhe shtatë muaj, tanimë të gjithë tifozët kanë filluar të diskutojnë për Topin e Artë të vitit 2020.
Lionel Messi është aktualisht fitues i këtij çmimi prestigjioz të ndarë nga France Football, ku argjentinasi e ka fituar për herë të gjashtë në karrierën e tij.
Goal.com ka publikuar listën me 20 futbollistët që janë në garë për ta fituar këtë çmim këtë vit.
Aktualisht në këtë listë prinë mesfushori belg Kevin De Bruyne falë paraqitjeve spektakolare me Manchester Cityn këtë edicion.
28-vjeçari ka shënuar nëntë gola këtë edicion ku ka shënuar nëntë gola teksa ka asistuar në 20 të tjerë.
Në pozitën e dytë momentalisht ndodhet Robert Lewandowski, pasi polaku deri më tani ka të shënuar 39 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Ylli portugez ka të luajtura 32 takime në të gjitha garat me Juventusin ku ka shënuar 25 gola e ka bërë katër asistime.
Ndërkohë çuditërisht fituesi aktual i këtij çmimi, Lionel Messi nuk ndodhet në top treshe dhe zë pozitën e pestë.
32-vjeçari argjentinas ka luajtur 31 ndeshje deri më tani ku ka të shënuar 24 gola dhe ka kontribuar me 16 asistime. /Telegrafi/
Lista e 20 kandidatëve për Topin e Artë 2020:
20. Josip Ilicic
19. Virgil Van Dijk
18. Ciro Immobile
17. Casemiro
16. Paulo Dybala
15. Mohamed Salah
14. Sergio Aguero
13. Jordan Henderson
12. Bruno Fernandes
11. Timo Werner
10. Serge Gnabry
9. Neymar
8. Sadio Mane
7. Kylian Mbappe
6. Jadon Sancho
5. Lionel Messi
4. Erling Haaland
3. Cristiano Ronaldo
2. Robert Lewandowski
1. Kevin de Bruyne