Site icon Telegrafi

Messi lavdëron yjet e Liverpoolit – zgjedh fjalët më të mira për Salah, Mane, Van Dijk, Alisson dhe Alexander-Arnold

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka zgjedhur lavdërimet më të mira për disa nga yjet e klubit anglez, Liverpoolit.

Messi po e shfrytëzon ndalimin e futbollit për intervista dhe gjëra tjera rreth futbollit.

Ylli argjentinas së fundmi ka folur për 15 talentet më të mëdhenj, por edhe për disa nga yjet tjera të konfirmuara tashmë.

Lexo po ashtu Lionel Messi emëron 15 lojtarët që do të bëhen më të mirët në botë

Kapiteni i Barcelonës zgjodhi pesë lojtarë të Liverpoolit për t’i lavdëruar për aftësitë dh nivelin e tyre.

Virgil Van Dijk, të cilin e mundi në garën për Topin e Artë vitit të kaluar, së bashku Alisson Becker, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Trent Alexander-Arnold ishin lojtarët që Messi lavdëroi.

“Ai është një kundërshtar shumë i fortë, një nga më të mirët në botë”, ka thënë Messi për Van Dijk.

Legjenda e Barca theksoi qetësinë e Alissonit: “Ai është shumë i qetë. Ai duket se ka më shumë kohë sesa shumica e portierëve”.

“Ai ka qenë i mahnitshëm për Liverpoolin. Më pëlqen stili i tij”, shtoi argjentinasi për yllin egjiptian, Salah.

Ai gjithashtu përshëndeti shkathtësinë dhe energjinë e Sadio Mane: “Ai është një mesfushor, sulmues krahua, sulmues. Ai është kudo”.

Kishte gjithashtu një vend në listën e yjeve në rritje për Trent Alexander-Arnold, të cilin e lavdëroi për aftësitë e tij sulmuese, ndërsa e cilësoi si “e ardhmja”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version