Site icon Telegrafi

‘Marrëveshja e xhentëlmenëve’ do t’i japë fund shpenzimeve astronomike të PSG-së dhe Cityt?

Duket se shpenzimeve astronomike të Paris Saint Germainit dhe Manchester City do t’i vjen fundi.

Sipas TuttoSport, klubet e mëdha evropiane do të takohen gjatë muajit në Monaco.

Tema e takimit do të jetë që ato të akordohen për një ‘marrëveshje xhentëlmenësh’ që mos të bëjnë asnjë transferim me dy klubet e lartpërmendura.

Ideja ka ardhur nga Bayern Munich dhe Barcelona, posaçërisht nga këtë të fundit pas shitjes së Neymarit.

Vlen të theksohet se PSG e bleu brazilianin nga klubi katalunas për 222 milionë euro, ndërsa klubet që do marrin pjesë janë: Liverpool, Milan, Roma, Tottenham, Juventus, Real Madrid, Atletico Madridi, Manchester Unitedi, Interi, Barcelona, Borussia Dortmund, Lyon dhe Bayern Munichu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version