Telegrafi

Mandatari Hoti prezanton kabinetin qeveritar, Selmanaj, Tahiri, Balaj dhe Rakiq zëvendës të tij

Mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo është përbërja e propozuar nga Hoti:

LDK do të ketë shtatë ministra dhe një zëvendëskryeministër

Avdullah Hoti-kryeministër

Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër;

Hykemete Bajrami – Ministre e Financave;

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;

Lexo po ashtu E gjitha që ndodhi në seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme;

Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës;

Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë;

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Nga radhët e AAK-së janë:

Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë

Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme

Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë,

Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Ramë Lika- Ministër i Arsimit

Nga radhët e Nismës Socialdemokrate:

Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre

Skender Reçica-Ministër i Punës

Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Nga minoritetet:

Goran Rakiq-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Dalibor Jevtiq- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit

Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal. /Telegrafi/