Shorti i Ligës së Kampionëve është një nga ngjarjet që tifozët e futbollit e presin me shumë emocione.
Ky short do të fillojë në ora 12:00 dhe do të mbahet në Nyon të Zvicrës.
Sot (e hënë) do të hidhet shorti për fazën e parë të eliminimit direkt dhe vlen të theksohet se në këtë fazë janë pesë skuadra angleze, tri spanjolle, dy italiane dhe tjerat liga nga një. Më poshtë do të mbaheni të informuar për shortin në kohë reale (VIDEO):
Çiftet e kompletuara:
Çifti i tetë: Bayern Munich – Besiktas
Skuadra turke e pafat, takohet me kampionët e shumëfishtë gjerman.
Çifti i shtatë: Chelsea – Barcelona
Një përballje e madhe, sidomos për tifozëritë e dy klubeve të cilët kanë shumë gjëra të pambyllura në mes vete.
Çifti i gjashtë: Shakhtar Donetsk – Roma
Skuadra italiane do kërkojë kalimin tutje ndaj ukrainasve të papërshtatshëm të Shakhtarit.
Çifti i pestë: Real Madrid – Paris Saint-Germain
Ndeshja kryesore në këtë fazë do të jetë ajo në mes Los Blancos dhe PSG-së, përballja e shumë pritur erdhi.
Çifti i katërt: Sevilla – Manchester United
Një tjetër përballje e lehtë për skuadrat angleze, Djajtë e Kuq takohen me skuadrën e rrezikshme spanjolle, por e cila nuk është në nivelet e tyre.
Çifti i tretë: Porto – Liverpool
Liverpooli i Jurgen Klopp me fat, takohet me skuadrën e madhe Portugeze.
Çifti i dytë: Basel – Manchester City
Baseli i shqiptarëve nuk kishte fat, kjo pasi përballja me Cityn me shumë mundësi do të thotë fundi i aventurës në LK.
Çifti i parë: Juventus – Tottenham Hotspur
Kampionët aktual të Italisë do të përballën me skuadrën angleze e cila njihet për lojë të bukur dhe sulmuese.
Orari i ndeshjeve:
Ndeshjet e para zhvillohet më datë 13/14 dhe 20/21 shkurt 2017, ndërsa ato të kthimit me 6/7 dhe 13/14 mars.
Mysafiri i parë i Ligës së Kampionëve është legjenda e Liverpoolit dhe Real Madridit, Xabi Alonso
Ekipet pjesëmarrëse në short