Afati kalimtar veror i sivjetmë dallon shumë nga vitet e kaluara. Derisa në të kaluarën, në ligat kryesore, dita e fundit e afatit kalimtar ishte e njëjtë (31 gusht), në vitin 2018 gjërat kanë ndryshuar. Ligat e ndryshme kanë vendosur që të kenë data të ndryshme të përfundimit të afatit veror që lidhen me fillimin e sezonit të ri, 2018/2019.
Derisa në Ligën Premier, 9 gushti ishte dita e fundit e ‘afatit kalimtar veror 2018’, ky afat në Serie A përfundoi të premten (17 gusht) në ora 20:00, një ditë para fillimit të sezonit të ri në kampionatin italian.
E njëjta vlen edhe për klubet nga Serie B, ndërkohë që klubet e Serie C mund të transferojnë lojtarë deri të shtunën e ardhshme (25 gusht).
Lojtarët e lirë mund të transferohen edhe pas këtyre datave, ndërsa klubet e të gjitha ligave italiane mund të shesin ose huazojnë lojtarë në klubet e ligave tjera, ku afati kalimtar është akoma i hapur.
Si gjithmonë, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar për secilin detaj në kohë reale në lidhje me zyrtarizimet deri në mbyllje të afatit të sivjetmë kalimtar veror në futbollin italian.
Vlen të përmendim se afati kalimtar veror i këtij viti në La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1, është i hapur deri më 31 gusht.
Afati do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 1 shtator në Danimarkë, Skoci dhe Turqi; deri më 2 shtator në Holandë; deri më 6 shtator në Rusi; deri më 21 shtator në Portugali dhe deri më 18 tetor në Australi.
Atalanta huazon Ali Adnanin
Atalanta i ka siguruar shërbimet e Ali Adnan Kadhim Al-Tameemi, i njohur shkurt si Ali Adnan, si huazim njëvjeçar nga Udinese, me opsionin e blerjes.
Pas mbylljes së afatit kalimtar në Serie A, Genoa nuk e ka transferuar Achraf Lazaarin, ndërkohë që raportohet se Milani e ka refuzuar huazimin e Quincy Promes nga Spartaku i Moskës.
Presidenti i Sampdorias kritikon agjentin e Zazas
Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, e ka kritikuar agjentin e Simone Zazas, pasi sulmuesi nënshkroi për Torinon.
Të dy klubet italiane kishin bërë oferta të njëjta drejt Valencias, mirëpo oferta e Torinos për lojtarin ishte më e mirë dhe përkundër se Sampdoria ishte pranë transferimit të sulmuesit, ai shkoi te klubi tjetër i Serie A.
City nuk do të bëjë ofertë për Marchision
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk do t’i kërkojë shërbimet e Claudio Marchisios, i cili e ndërpreu kontratën e tij me Juventusin.
Përkundër humbjes së Kevin De Bruyne për tre muaj, City nuk e ka në plan ta angazhojë italianin që si lojtar të lirë ka të drejtë ta transferojë deri më 31 gusht.
Interi do ta paditë Tebasin
Interi ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj kreut të La Ligas, Javier Tebas, për komentet e tij lidhur me përpjekjen e italianëve për transferimin e Luka Modric.
‘Afati kalimtar veror 2018’ është mbyllur në Serie A.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për marrëveshjet e arritura në çastet e fundit.
Zyrtare: Klavan i bashkohet Cagliarit
Cagliari e ka transferuar mbrojtësin Ragnar Klavan nga Liverpooli dhe ka mbetur vetëm të zgjidhet çështja e dokumentacionit para mbylljes së afatit kalimtar.
Ragnar #Klavan è rossoblù 🔴🔵
Welcome to Sardinia!➡️ https://t.co/H43DnCtSS1#benvenutoKlavan pic.twitter.com/B1TkvUKYjt
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) August 17, 2018
Zyrtare: Cagliari e transferon Vergaran
Cagliari e transferuar Jherson Vergaran nga Milani dhe pastaj e ka huazuar te Olbia.
Frosinone huazon Pinamontin
Talenti i Interit, Andrea Pinamonti, do të luajë te Frosinone në formë huazimi.
Sprocati huazohet te Parma
Lazio e ka dërguar anësorin Mattia Sprocati në huazim te Parma.
Zyrtare: Saponara i bashkohet Sampdorias
Tashmë është zyrtare. Sampdoria e ka transferuar Riccardo Saponaran në formë huazimi nga Fiorentina, me opsionin e blerjes.
📄 #Saponara è blucerchiato: temporaneo con opzione dalla @acffiorentina ➡️ https://t.co/JG5GwKadPy pic.twitter.com/5aCNGD8rB6
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) August 17, 2018
Zyrtare: Frosinone transferon Ardaizin
Frosinone e ka transferuar sulmuesin 19-vjeçar, Joaquin Ardaiz, nga FC Chiasso.
Zyrtare: Cassata te Frosinone
Frosinone e ka huazuar zyrtarisht Francesco Cassatan nga Sassuolo.
Parma në pritje për Karamoh
Menaxheri i klubit të Parmas, Alessandro Lucarelli, ka konfirmuar se janë duke pritur përgjigje nga Interi për sulmuesin Yann Karamoh.
Saponara drejt Sampdorias
Mesfushori i Fiorentinas, Riccardo Saponara, është pranë transferimit te Sampdoria. Lojtari do të huazohet për dy milionë euro, me opsionin e blerjes për nëntë milionë të tjera.
Zyrtare: Ospina, lojtar i Napolit
Portieri i Arsenalit, David Ospina, është zyrtarizuar si lojtar i Napolit, në formë huazimi njëvjeçar.
Zyrtare: Torino e transferon Simone Zazan
Valencia ka njoftuar për largimin zyrtar të Simone Zazas drejt Torinos.
Lojtari ishte pranë kalimit te Sampdoria, mirëpo ndërhyrja e Granatas dhe ofrimi i kontratës pesëvjeçare ndikoi në këtë transferim.
ℹ️ Comunicado oficial I @SimoneZaza https://t.co/q0SAnjHK0v
— Valencia CF (@valenciacf) August 17, 2018
Mourinho: Darmian nuk largohet nga Unitedi
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se shënjestra e Juventusit dhe Interit, Matteo Darmian, do të qëndrojë në Old Trafford.
Dështon kalimi i Jajalos te Udinese
Udinese ka dështuar në transferimin e mesfushorit të Palermos, Mato Jajalo.
Zyrtare: Juve transferon Mavididin
Arsenali ka konfirmuar zyrtaresh se Stephy Mavididi ka nënshkruar për Juventusin, ku do t’i bashkohet ekipit B.
Best of luck with @juventusfc, @SMavididi9
— Arsenal (@Arsenal) August 17, 2018