Telegrafi

Lista me lojtarët më të mirë për vitin 2022 nga The Guardian – Messi renditet i pari, ndërsa Ronaldo përfundon shumë poshtë

Foto: The Guardian

Lionel Messi është votuar si futbollisti më i mirë i vitit 2022, por rivali i madh Cristiano Ronaldo nuk hyri as në top 50-she.

Argjentinasi kishte një vit të mrekullueshëm pasi fitoi titullin e Ligue 1 dhe Kupën e Botës për herë të parë në karrierë, ndërsa ishte edhe lojtari më i mirë i turneut.

Megjithatë, Ronaldo e kishte të kundërtën, pasi u detyrua të largohej nga Manchester United dhe nuk kishte paraqitje të mirë në Kampionatin Botëror te Portugalia, duke u transferuar më pas te Al Nassr.

Lexo po ashtu Të gjithë telefonat po e incizonin në restorantit ku do darkonte - por Ronaldo i befasoi të pranishimit

Pavarësisht kësaj, një listë nga The Guardian që liston”100 futbollistët më të mirë meshkuj në botë” zbuloi diferencën e madhe mes tyre.

Ndërsa Messi zuri vendin e parë, Kylian Mbappe – i cili shënoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës dhe Karim Benzema plotësuan treshen e parë.

Erling Haaland i Manchester City u rendit i katërti teksa vazhdon rekordin e tij të shënimit të golave ​​në Ligën Premier me 25 sosh.

Lexo po ashtu Krahasimi i pagës marramendëse të Ronaldos me Mbappen, Neymarin dhe Messin

Shoku i skuadrës Kevin De Bruyne doli në vendin e gjashtë, me Luka Modric në mes tyre.

Robert Lewandowski, Vinicius Jr, Thibaut Courtois dhe Mo Salah kompletuan top 10-shen.

Më poshtë mund të shikoni listën se si u renditën disa nga lojtarët kryesorë. /Telegrafi/

Renditja nga The Guardian