Telegrafi

Liga e Kampionëve: Raundi i eliminimit direkt, shorti hidhet të hënën – gjithçka që duhet të dini

Është mbyllu faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, ku nuk mungoi spektakli, ndeshjet e forta dhe rezultatet befasuese.

Pothuajse të gjithë favoritët kanë kaluar në mesin e 16 më të mirave në Evropë.

Por kur është shorti për fazën e parë të nokaut në Ligën e Kampionëve? Kush është i përfshirë në short?  Si funksionon?

Më poshtë i gjeni të gjitha të dhënat për fazën e eliminimi direkt dhe shortin.


Kur hidhet shorti?

Shorti zhvillohet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, të hënën me 16 dhjetor. Hidhja e shortit si gjithmonë do të bëhet drejtpërdrejtë dhe do të fillojë nga 12:00.


Kush është i përfshirë në short?

Në short janë tetë fituesit e grupit dhe tetë ekipet tjera që përfunduan ne vendin e dytë në grupet e tyre.

Fituesit:

Barcelona (Spanjë: Grupi F)

Bayern München (Gjermani: Grupi B)

Juventus (Itali: Grupi D)

Leipzig (Gjermani: Grupi G)

Liverpool (Angli: Grupi E)

Manchester City (Angli: Grupi C)

Paris Saint-Germain (Francë: Grupi A)

Valencia (Spanjë: Grupi H)

Vendet e dyta:

Atalanta (Itali: Grupi C)

Atlético (Spanjë: Grupi D)

Chelsea (Angli: Grupi H)

Dortmund (Gjermani: Grupi F)

Lyon (Francë: Grupi G)

Napoli (Itali: Grupi E)

Real Madrid (Spanjë: Grupi A)

Tottenham Hotspur (Angli: Grupi B)


Si funksionon shorti?

Ekipet fituesi apo të vazos së parë, ndeshjet e dyta i zhvillojnë në shtëpi.

Asnjë klub nuk mund të luajë me një klub nga grupi i tyre i Ligës së Kampionqëve që sapo janë mbyllur, ose me një klub nga i njëjti vend.

Kufizimet e mëtejshme do të konfirmohen para shortit.

Kur zhvillohen ndeshjet?

Ndeshjet e para janë caktuar për datat 18 /19 (katër ndeshje) dhe 25 /26 shkurt (katër ndeshjet të tjera), ndërsa ato kthyese me 10/11 mars dhe 17/18 mars.

Ndjekjet e nisin në orarin zyrtar që mbetet ora 21:00.

Shorti për çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale është me 20 mars. /Telegrafi/