Site icon Telegrafi

Kurzawa kërkon transferimin te Barcelona, por edhe tetë skuadra të mëdha janë në garë për francezin

Layvin Kurzawa. (Photo by Lionel Ng/Getty Images)

Layvin Kurzawa është bërë njëri nga mbrojtësit anësorë më të kërkuar në afatin kalimtar.

Reprezentuesit francez i skadon kontrata me Paris Saint Germain në qershor dhe ai nuk ka pranuar rinovimin.

Kësisoj francezi do të largohet nga Parc de Princes si lojtar i lirë dhe kjo gjë ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane.

27-vjeçari thuhet se ka një marrëveshje me Barcelonën, por ende nuk ka asgjë zyrtare dhe skuadrat tjera po tentojnë ta bindin atë.

Layvin Kurzawa . (Photo by UEFA – Handout/UEFA via Getty Images)

Gazeta franceze L’Equipe ka raportuar se përveç Barcelonës edhe tetë skuadra tjera të mëdha janë në garë për shërbimet e Kurzawas.

Juventus,Roma, Inter dhe Napoli e duan atë në Serie A, derisa edhe Sevilla kërkon shërbimet e tij në La Liga.

Reprezentuesi francez mund të transferohet edhe në Angli, ku Liverpool, Chelsea dhe Arsenal duan shërbimet e tij.

Lojtari për oferta nuk po vuan, por tani i mbetet atij të vendos se cilës nga skuadrat e lartpërmendura do t’i bashkohet në verë si transferim i lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version