Ronald Koeman ka thënë se mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk e meriton të mundë Lionel Messin në lavdinë për Topin e Artë.
Van Dijk ishte lider i Liverpoolit në fitimin e Ligës së Kampionëve , duke dhënë kontribut kyç në fitoren 2-0 në finalen e Madridit ndaj Tottenhamit.
Kështu, Koeman beson se ish-lojtari i Celticut dhe Southampton duhet të njihet për rolin e tij frymëzues kur çmimet më të larta individuale të futbollit të ndahen.
Luka Modric e ndërpreu hegjemoninë e krijuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe Koeman beson se Van Dijk do të ishte një pasardhës i denjë si mbajtësit të Topit të Artë.
“Ai meriton të fitojë Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Koeman të hënën.
“Ky zakonisht u jepet lojtarëve që bëjnë ose krijojnë gola vendimtare, por nëse ndonjëherë i jepet mbrojtësve, koha është tani”.
“Sipas mendimit tim Messi është lojtari më i mirë, por unë gjithashtu mendoj që ju duhet të fitoni trofe të mëdhenj me ekipin tuaj për të qenë konkurrent”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/