Me 298 milionë eurot e fundit të shpenzuara në transferime, Real Madridi është skuadra e dytë me më shumti para të harxhuara në dhjetë vjetët e fundit në botë.
Madrilenët ende nuk e kanë përmbyllur çështjen e përforcimeve të radhëve të veta dhe pritet që njëri prej yjeve botërore të transferohet te Los Blancos – Neymar i PSG-së apo Paul Pogba i Manchester Unitedit.
Megjithatë, Manchester City i Pep Guardiolës ka shpenzuar më shumë para se madrilenët, të cilët në dekadën e fundit kanë blerë lojtar që shuma në total kap shifrat e 1.46 miliard eurove.
Në anën tjetër, klubi anglez ka ndarë rreth 300 milionë euro më tepër se spanjollët duke shpenzuar në total 1.75 miliard euro që nga sezoni 2008/2009, sezon kur e mori drejtimin e ekipit Bin Mansour Zayed Al-Nahyan.
Më pas në listë janë Barcelona me 1,44 miliard euro, i cili ndiqet 1,4 miliard nga Chelsea dhe top pesëshen e përfundon klubi italian i Juventusit, i cili ka harxhuar 1,24 miliard euro.
Ndryshe, në dhjetëshen më të mirë janë edhe Manchester United, PSG, Liverpool, Atletico Madrid dhe Interi. /Telegrafi/