Kanë kaluar pesë xhiro të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku 12 klube kanë siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirëve.
Atlético Madrid, Ajax, Barcelona, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus, Porto, Manchester City, Manchester United, Real Madrid, Roma e Schalke me kanë siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirëve.
Tri grupe mbeten ende të hapura, pikërisht ata që ishin paraparë si më të balancuarit.
Në Grupi B, ku Barcelona e ka siguruar kualifikimin, Tottenhami dhe Interi ‘luftojnë’ për një biletë.
Tottenhami udhëton në Barcelona dhe vetëm fitorja e dërgon tutje. Në anën tjetër Interit duhet të fitojë me PSV-në në shtëpi dhe ta pres rezultatin e ndeshjes Barcelona – Tottenham.
Anglezët fatin e kanë në duar e tyre, por Nou Camp mbetet një kështjellë gjithmonë e vështirë për tu pushtuar.
Grupi C është më i baraspeshuari, por me PSG-në që ka avantazh të madh pasi luan me Cerveza Zvezdan.
Gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen Liverpool – Napoli që zhvillohet në ‘Anfield Road’.
Liverpoolit i konvenon edhe një fitore me rezultat 1-0, por në rast pranimi të një goli, duhet të fitojë me dy gola epërsi (3-1, 4-2, 5-3).
Dhe grupi i fundit i hapur është Grupi F. Manchester City e ka siguruar kalimin tutje, ndërsa ndeshja Shakhtar – Lyon do ta dhurojë biletën e fundit për 16 më të mirët.
Në disa grupe ka mbetur që të caktohet kush do të jetë bartë i grupit e kush do të përfundojë në vazon e dytë. /Telegrafi/