Telegrafi

Klubet e mëdha evropiane në ‘luftë’ për talentin Kulusevski

Interi dhe Juventusi thuhet se janë të gatshëm të bëjnë betejë për talentin e Atalantas, Dejan Kulusevski, i huazuar te Parma, ndërsa Liverpooli po dërgon skautë për të vëzhguar 19-vjeçarin.

Mesfushori suedez ka tërhequr vëmendjen të mëdha këtë sezon, duke e udhëhequr Parman drejt vendit të tetë në tabelën e Serie A.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët po udhëheqin garën për të nënshkruar lojtarin, pasi Antonio Conte ka kërkuar vazhdimisht përforcime në mesfushë.

Lexo po ashtu Interi dhe Juventusi në garë për talentin Kulusevski

Klubi do të përdorë paratë nga shitja e Gabigol, qoftë te Flamengo apo ndonjë klub tjetër si Crystal Palace dhe West Ham për të nënshkruar 19-vjeçarin.

Ndërkohë, gazetari italian Nicolo Schira shprehet se Liverpooli po dërgon skautë për të vëzhguar Kulusevskin gjatë ndeshjes Milan-Parma.

La Gazzetta pretendon se Atalanta, që ka në pronësi lojtarin kërkon 40 milionë euro për Kulusevski, i cili ka shënuar tre herë dhe ka dhënë pesë asistime që huazimit te Parma. /Telegrafi/