Telegrafi

Kiara dhe Luizi të pandashëm, të përqafuar interpretojnë këngën e tyre në skenë

(Foto: Instagram/kiaratito)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito hynë në zemrat e shikuesve të ‘Big Brother VIP Albania 2’ si çifti simpatik që filloi dhe përfundoi gjithçka brenda spektaklit.

Që në javët e parë të fillimit të programit real televiziv këngëtari shkodran shprehu pëlqimin e tij për moderatoren, të cilën arriti ta bënte për vete brenda shtëpisë.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse nëna e tij mungoi në dasmë, Luizi deklarohet: Kam shkuar menjëherë në Shkodër sepse kam pasur nënën sëmurë

Dashuria e tyre filloi gjatë ‘BBVA 2’ dhe u kurorëzua me martesë në mbrëmjen finale dhe në ditët e para pas përfundimit të spektaklit, çifti është i pandashëm.

(Foto: Screenshot/Instagram/kiaratito)

Luizi është shumë i kërkuar për të performuar në skena të ndryshme dhe menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme e ka nisur rrugëtimin e tij të radhës drejt suksesit.

Lexo po ashtu Luizi mban koncertin e parë pas fitores, paralajmëron bashkëpunim me Noizyn

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shfaqet këngëtari dhe bashkëshortja e tij, të përqafuar teksa interpretojnë këngën “Me ty”, të cilin Ejlli ia kishte kushtuar partneres së tij për ditën e të dashuruarve. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Instagram/kiaratito)