Afati kalimtar i verës tashmë ka filluar dhe ekipet kanë filluar të sjellin lojtarë të rinj në ekipe.
Dy blerjet më të bujshme sot i kanë realizuar Real Madridi dhe Arsenali.
Ky i fundit ka sjell në radhët e veta sulmuesin francez Alexandre Lacazette, i cili u transferua për shumën prej 53 milionë euro nga Lyon, transmeton Telegrafi.
Reali ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë nga rivali lokal Atletico Madrid, Theo Hernandez, i cili ka kushtuar 31 milionë euro Los Blancos.
Gjithashtu edhe skuadra e trajnerit shqiptar Besnik Hasit, Olympiacos ka përforcuar ekipin me sulmuesin nigerian Emanuel Emenike, i cili ka kushtuar dy milionë euro.
Më poshtë keni gjashtë transferimet më të bujshme të ditës së sotme. /Telegrafi/
Lacazette për 53 milionë euro te Arsenali
Theo Hernandez për 31 milionë euro te Real Madridi
Emmanuel Emenike për dy milionë euro te Olympiacos
Carlos Kameni për dy milionë euro te Fenerbahçe
Josip Ilicic për 5.5 milionë euro te Atalanta
Fabio Coentrao u huazua te Sporting Lisbona
Colin Seedorf (djali i Clarence Seedord) si transfer i lirë kalon te RKC Waalwijk
Tom Ince (djali i Paul Ince) kalon për 13 milionë euro te Huddfersfield