Telegrafi

Këto janë klubet më të vlefshme në botë, nëntë prej tyre kanë vlerë miliardëshe (Foto)

Manchester United ndoshta ka dështuar të futet në top katër në Ligën Premier, por mbetet klubi më i vlefshëm në botë. 

Ata përcillet nga Real Madrid dhe Barcelona që zënë vendet dy dhe tre.

Në listën prej 10 skuadrave, gjashtë prej tyre janë nga Liga Premier.

Manchester United tani vlen mbi 3 miliardë euro, shifër që e para e kishte arritur Real Madridi vitin e shkuar. Aty afërsisht  gjendet edhe me një vlerë prej 2,6 miliardë euro.

Bayern Munich është në vendin e katërt, ndërsa Manchester City e ka kaluar Arsenalin dhe gjendet në pozitën pestë.

Arsenali është i gjashti, i përcjellë nga klube si Chelsea e Liverpool.

Vendin e nëntë dhe skuadra e fundit që vlen mbi një miliard euro është Juventusi.

Listën top-10 e mbyll Tottenham. /Telegrafi/