Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Evropës me disa befasi të mëdha në xhiron e fundit.
Skuadrat favorite si Roma, Manchester United, Arsenal, Sevilla, Basel apo Celtic pa shumë mund kanë kaluar tutje.
Ndërkohë kanë dështuar emra të mëdhenj për ta kaluar fazën e grupeve si PSV Eindhoven, Lazio, Young Boys, Feyenoord, Besiktas, Borussia Moenchegladbach apo Dynamo Kiev.
Plot 24 skuadra kanë kaluar grupet, ndërsa tetë të tjera nga vendet e treta të Ligës së Kampionëve i bashkohen atyre në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
Club Brugge, Olympiakos, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen, Inter, Benfica dhe Lyon janë skuadrat që do të luajnë në Ligën e Evropës pasi kanë zënë vendet e treta në grupet e Ligës së Kampionëve.
Më poshtë ua sjellim 32 skuadrat që do të jenë edhe më tutje pjesë e Ligës së Evropës.
Grupi A
Sevilla, Apoel
Grupi B
Malmo, Copenhagen
Grupi C
Basel, Getafe
Grupi D
LASK, Sporting Lisbona
Grupi E
Celtic, Cluj
Grupi F
Arsenal, Eintracht Frankfurt
Grupi G
Porto, Rangers
Grupi H
Espanyol, Ludogorets
Grupi I
Gent, Wolfsburg
Grupi J
Bashakshehir, Roma
Grupi K
Braga, Wolverhampton
Grupi L
Manchester United, AZ Alkmaar
Transferring from @ChampionsLeague ⬇️
?? Ajax
?? Benfica
?? Club Brugge
?? Inter
?? Leverkusen
?? Olympiacos
?? Salzburg
?? Shakhtar #UEL— UEFA Europa League (@EuropaLeague) December 12, 2019
Nga Liga e Kampionëve
Club Brugge, Olympiakos, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen, Inter, Benfica dhe Lyon. /Telegrafi/