Telegrafi

Këto janë 15 shitjet më të mëdha në historinë e La Ligas: Nga Mendieta te Casemiro, Ronaldo e Neymar

La Liga njihet si kampionat me fuqi blerëse, pasi yjet më të mëdhenj në botë kanë bërë histori në këtë vend.

Klube si Real Madridi dhe Barcelona shpesh janë në krye të listave për blerjet e lojtarëve, shkaku i fuqisë së tyre financiare.

Por edhe sa i përket shitjeve këto klube, por edhe të tjerat nuk qëndrojnë edhe aq keq.

Marca ka zgjedhur 15 shitjet më të mëdha të klubeve spanjolle, ku futen edhe shitjet brenda kampionatit nga një klub te tjetri.

La Liga mund të mburret që ka shitjen më të madhe në histori të futbollit, pasi kalimi i Neymar nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro, mbetet më i larti.

Gaizka Mendieta: 48 milionë euro – Valencia në Lazio – 2001/02

Thomas Partey: 50 milionë euro – Atletico Madrid në Arsenal – 2020/21

Jules Kounde: 50 milionë euro – Nga Sevilla te Barcelona – 2022/23

Luis Figo: 60 milionë euro – Nga Barcelona në Real Madrid – 2000/01

Rodri: 62.7 milionë euro – Nga Atletico Madrid në Manchester City – 2019/20

Aymeric Laporte: 65 milionë euro – Nga Athletic Bilbao në Manchester City – 2017/18

Alvaro Morata: 66 milionë euro – Nga Real Madrid në Chelsea – 2017/18

Casemiro: 70.6 milionë euro – Nga Real Madrid në Manchester United – 2022/23

Angel Di Maria: 75 milionë euro – Nga Real Madrid në Manchester United – 2014/15

Arthur: 76 milionë euro – Nga Barcelona në Juventus – 2020/21

Kepa: 80 milionë euro – Nga Athletic Bilbao në Chelsea – 2018/19

Lucas Hernandez: 80 milionë euro – Nga Atletico Madrid në Bayern Munich- 2019/20

Cristiano Ronaldo: 117 milionë euro – Nga Real Madrid në Juventus – 2018/19

Antoine Griezmann: 120 milionë euro – Nga Atletico Madrid në Barcelona – 2019/20

Neymar: 222 milionë – Nga Barcelona në PSG – 2017/18

/Telegrafi/