Edinson Cavani është futbollisti me më shumë gola të shënuara në pesë ligat kryesore evropiane.
Sulmuesi i Paris Saint Germain ka arritur të shënoj plot 16 gola deri më tani në 17 ndeshje të luajtura në Ligue 1, duke prirë listën e golashënuesve në ligat kryesore evropiane.
Pas Cavanit vjen sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka shënuar 15 gola në Bundesliga, ndërsa pas tij renditet Diego Costa i Chelseat, që prinë në Ligën Premier me 13 gola të shënuara, shkruan Telegrafi.
Serie A është kampionati që ka momentalisht dy lider në listën e realizatorëve, me Mauro Icardin e Interit dhe Edin Dzekon e Romës që kanë shënuar nga 12 gola deri më tani.
Në La Liga është magjiku Lionel Messi që prinë listën e golashënuesve me 11 gola të shënuara deri më tani në kampionatin spanjoll. /Telegrafi/
Ligue 1: Edinson Cavani – 16 gola
Bundesliga: Pierre-Emerick Aubameyang – 15 gola
Liga Premier: Diego Costa – 13 gola
Serie A: Mauro Icardi & Edin Dzeko – 12 gola
La Liga: Lionel Messi – 11 gola