Telegrafi

Kërkohet nga Real Madrid, Chelsea, Arsenal e Inter, Feyenoordi i trondit gjigantët evropian me çmimin e Santiago Gimenezit

Santiago Gimenez është sensacioni i këtij sezoni jo vetëm në Eredivisie, por në gjithë Evropën.

Sulmuesi meksikan ka vetëm një vit e disa muaj që është pjesë e gjigantit holandez Feyenoord dhe ka shkëlqyer duke shfaqur formë të mrekullueshme.

Reprezentuesi i Meksikës në 11 ndeshje zyrtare ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Real Madridi ka gjetur sulmuesin e së ardhmes – luan te Feyenoord dhe ka shënuar shumë gola këtë sezon

Real Madrid, Chelsea, Arsenal, Borussia Dortmund e Inter janë top klubet evropiane që duan transferimin e sulmuesit meksikan.

Sipas asaj që ka raportuar 90min.com, Feyenoord është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse thehet rekordi i transferimeve në Eredivisie.

Gjiganti holandez i ka vendosur çmimin e largimit yllit kryesor të skuadrë prej 100 milionë euro, shumë që do ta bënte Gimenezin lojtarin më të shtrenjtë në histori të kampionatit holandez.

Kujtojmë që primatin e mbanë braziliani Antony i cili iu bashkua Manchester Unitedit nga Ajaxi për shumën e 95 milionë eurove një vit më parë.

Gimenez ka kontratë afatgjate me Feyenoordin deri në vitin 2027 dhe skuadrat e mëdha do ta kenë shumë të vështirë t’i sigurojnë shërbimet e tij, pasi shuma prej 100 milionë eurove po konsiderohet tejet e lartë. /Telegrafi/