Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri diskutoi strategjitë e transferimeve të klubit dje (e premte) dhe Paul Pogba dhe Miralem Pjanic thuhet se janë ndër synimet e tij kryesore këtë verë.
Allegri u kthye në Juventus dy vjet pasi u shkarkua. Ai kishte fituar 11 trofe në pesë sezone në Torino para se Maurizio Sarri të emërohej në vend të tij në verën e vitit 2019.
Sipas mediumit italian Il Corriere dello Sport, trajner toskan diskutoi strategjitë e transferimeve të klubit në një takim në selinë e Juventusit të premten.
Raporti konfirmon se Allegri është i hapur për të shitur Cristiano Ronaldon, diçka që ai i kishte sugjeruar klubit pas sezonit të parë të sulmuesit në Torino.
Paulo Dybala dhe Alvaro Morata do të jenë sulmuesit titullarë të Juves sezonin e ardhshëm, megjithëse argjentinasi po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij. Morata do të mbetet në huazim në Torino për një sezon më shumë, por Juve mund ta bëjë lëvizjen e tij të përhershme për 35 milionë euro në vitin 2022.
Allegri gjithashtu dëshiron një qendërsulmues të ri dhe emra si Dusan Vlahovic dhe Mauro Icardi janë në listën e dëshirave të blerjes nga Bianconerët.
Sipas disa raporteve në Itali, ish-kapiteni i Interit mund të transferohet në Torino në një marrëveshje shkëmbimi me portugezin Ronaldon.
Gianlugi Donnarumma vazhdon të mbetet një objektiv për gjigantët e Serie A, megjithëse Allegri mbështetet te polaku Wojciech Szczesny.
Me Merih Demiral që pritet të largohet, Nikola Milenkovic i Fiorentinës monitorohet gjithashtu nga bardhezinjtë.
Allegri beson se Juventusi duhet të forcojë mesfushën e tyre dhe Pogba dhe Pjanic janë ndër synimet e tij kryesore të transferimit në afatin kalimtar të kësaj vere.
Pjanic mund të largohet nga Barcelona në huazim pasi u bashkua me katalunasit nga Juventusi në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur një vit më parë.
Pogba u bashkua me Manchester Unitedin nga Zonja e Vjetër në vitin 2016 në një lëvizje prej 100 milionë eurosh, rekord botëror atë kohë. /Telegrafi/