Site icon Telegrafi

Janë 15 lojtarë që aktualisht vlejnë mbi 100 milionë euro – Vinicius dhe Bellingham në pozitat tre dhe katër, vendi i parë për dy yjet e mëdha

Listat që përpilohen me vlerat e lojtarëve janë gjithmonë interesante për fansat e futbollit, ndërsa në këtë të fundit në krye të listës janë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Transfermarkt ka përditësuar së fundmi vlerat e lojtarëve, ku 15 prej tyre vlejnë 100 milionë euro e më lartë.

Si zakonisht në krye të listës janë dyshja, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland që vlejnë nga 180 milionë euro.

Lexo po ashtu Zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë, tri klube evropiane kanë nga tre lojtarë

Pas tyre janë dyshja e Real Madridi, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior që kanë vlerën e 150 milionë eurove.

Ndërsa nga 120 milionë euro kanë vlerë Bukay Saka dhe Victor Osimhen.

Më poshtë e gjeni listën prej 15 lojtarëve që kanë vlerë mbi 100 milionë euro.

15/Rodri (100 milionë euro | Manchester City)

14/ Lautaro Martinez (100 milionë euro | Inter)

13/ Fede Valverde (100 milionë euro | Real Madrid)

12/ Declan Rice (100 milionë euro | Arsenal)

11/ Rodrygo (100 milionë euro | Real Madrid)

10/ Pedri (100 milionë euro | FC Barcelona)

9/ Harry Kane (110 milionë euro | Bayern Múnich)

8/ Phil Foden (110 milionë euro |Manchester City)

7/ Jamal Musiala ( 110 milionë euro | Bayern Munich)

6/ Victor Osimhen (120 milionë euro| Napoli)

5/ Bukayo Saka (120 milionë euro | Arsenal)

4/ Vinicius Jr (150 milionë euro | Real Madrid)

3/ Jude Bellingham  (150 milionë euro | Real Madrid)

2/ Kylian Mbappe ( 180 milionë euro | PSG)

1/ Erling Haaland (180 milionë euro| Manchester City)

/Telegrafi/


Exit mobile version