Interi nuk do të nënshkruajnë njërin nga objektivat e tyre të mëdha, Edin Dzeko, sepse besojnë se do të fillojë një reaksion zinxhir që sheh sulmuesin e tyre Mauro Icardi të shkojë te rivalët e Juventusit.
Për tetë vitet e fundit askush nuk ka mundur t’ia fitojë Juventusit titullin e Serie A, por me një menaxher të ri për Zonën e Vjetër në këtë sezon, ekipe si Interi dhe Napoli mund më në fund të luajnë shanset e tyre.
Dhe pikërisht për këtë arsye Interi nuk do të blejë Edin Dzeko.
Sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët duan të blejnë sulmuesin e Romës, por janë të vetëdijshëm se duke blerë atë, do t’u jepnin Romës para për të blerë Gonzalo Higuain, i cili tani do t’i lejonte Juventusit të përballonte shpenzimet për Icardin.
Në vitet e fundit, Icardi ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Interit dhe madje mbante shiritin kapitenit për një kohë, por gjërat e sezonit të kaluar kanë dëmtuar marrëdhënet me klubin.
Sulmuesi ra nga preferencat e Luciano Spallettit dhe humbi vendin në ekip dhe shiritin e dorës, përpara se të kthehej në fund të sezonit përsëri.
Megjithatë, pritet që këtë verë të largohet nga klubi me trajnerin e ri, Antonio Conte, i cili nuk është i interesuar të mbaj 26-vjeçarin.
Nerazzurrët kanë tentuar të nënshkruajnë me Romelu Lukaku këtë verë nga Manchester Unitedi, por nuk janë në gjendje të përmbushin vlerësimin e nelgut në Old Trafford.
Ata do të ndihmohen vetëm duke shitur Icardin, por tani edhe shitja e tij ka hasur në vështirësi, shkaku i forcimit të Juventusit, por edhe pse skuadrat tjera nuk janë të gatshme të plotësojnë kërkesat e Interit dhe lojtarit. /Telegrafi/