Interi thuhet është favorit për mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali, duke paraqitur një propozim prej 40 milionë eurosh për të mposhtur konkurrencën nga Juventusi dhe Liverpooli.
Sipas mediumit italian Sport Mediaset, Interi po synon të arrijë marrëveshje më shpejt se kushdo tjetër, duke i vendosur paratë në tavolinë për mesfushorin.
Thuhet se drejtori Beppe Marotta dhe Presidenti Steven Zhang tashmë kanë përpunuar detajet dhe janë gati të paguajnë shifrën e transferimit për djaloshin që mbush 20 vjeç muajin tjetër.
Tonali tashmë ka tre paraqitje për Kombëtaren e Italisë, pavarësisht faktit se ky është sezoni i tij i parë në Serie A.
Megjithëse Liverpooli, Manchester Unitedi, Arsenali, Milani, Napoli dhe Roma janë gjithashtu të interesuar, është besuar prej muajsh se dy opsionet më realiste janë Interi dhe Juventusi.
Kjo është arsyeja pse Interi shpreson të rrëmbejë një premtim nga lojtari dhe pastaj klubet të bëhen gati të përfundojnë marrëveshjen. /Telegrafi/