Telegrafi

Henderson bëhet lojtari më i paguar i Anglisë pas transferimit te Al Ettifaq –  eklipson yje si Kane, Rashford dhe Sterling

Mesfushori Jordan Henderson thuhet se është bërë lojtari më i paguar i Anglisë ndonjëherë pas transferimit nga Liverpooli te Al Ettifaq.

Pas 12 vitesh të mbushura me trofe në Anfield, u konfirmua se Henderson ka finalizuar një lëvizje nga Reds te skuadra e Superligës së Arabisë Suadite.

Raportohet se Henderson do të fitojë 700 mijë funte në javë gjatë qëndrimit të tij me skuadrën e Steven Gerrard.

Lexo po ashtu Zyrtare: Jordan Henderson prezantohet te skuadra arabe

Ish-kapiteni i Liverpoolit do të fitojë 36 milionë funte në vit, që do të barazohet me 108 milionë funte për kohëzgjatjen e marrëveshjes së tij trevjeçare.

Përveç kësaj, 33-vjeçari shkon direkt në krye si lojtari anglez me fitimet më të larta dhe përveç kësaj, ai tani është bërë edhe lojtari më i paguar i Anglisë ndonjëherë.

 

Sipas The Sun, Henderson ndiqet nga dyshja e Manchester Unitedit, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, të cilët fitojnë 375 mijë funte, respektivisht 350 mijë funte në javë.

Kapiteni i Tre Luanëve, Harry Kane është vetëm lojtari i 12-të më i paguar i Anglisë, pasi raportohet se fiton 200 mijë funte në javë në Tottenham Hotspur.

Lista e plotë e pagave të lojtarëve të Anglisë:

Jordan Henderson – Al-Ettifaq – 700,000 funte në javë

Marcus Rashford – Man Utd – 375,00 funte në javë

Jadon Sancho – Man Utd – 350,00 funte në javë

Raheem Sterling – Chelsea – 325,00 funte në javë

Jack Grealish – Man City – 300,000 funte në javë

Declan Rice – Arsenal – 250,000 funte në javë

John Stones – Man City – 250,000 funte në javë

Reece James – Chelsea – 250,000 funte në javë

Phil Foden – Man City – 250,000 funte në javë

Harry Kane – Tottenham – 200,000 funte në javë

Bukayo Saka – Arsenal – 195,000 funte në javë

Harry Maguire – Man Utd – 190,000 funte në javë

Ben Chilwell – Chelsea – 190,000 funte në javë

Trent Alexander-Arnold – Liverpool – 180,000 funte në javë

Kyle Walker – Man City – 175,000 funte në javë

Kalvin Phillips – Man City – 150,000 funte në javë

/Telegrafi/